Kushtet e dhurimit (donacionit) përmes transferit elektronik bankar
- PARATHËNIE
- Me rastin e shfrytëzimit të platformës elektronike për dhurime (donacione) online të Lëvizjes VETËVENDOSJE, të mundësuar në faqen e saj zyrtare në internet (www.vetevendosje.org), ju keni pranuar kushtet e përfshira në këtë dokument.
- Palë në këtë marrëdhënie financiaro-juridike janë: JU – në cilësi të dhuruesit (donatorit) dhe Lëvizja VETËVENDOSJE – në cilësi të pranuesit të dhuratës (donacionit)
- Kjo marrëdhënie financiaro-juridike lidhet për çdo transferim bankar veçmas, ose seri transferimesh bankare automatike (në rastin e abonimeve mujore), dhe ka vlefshmëri kohore nga momenti i transferimit bankar deri në raportimin e rregullt vjetor në institucionin kompetent pranë të cilit Lëvizja VETËVENDOSJE raporton në mënyrë të rregullt ligjore.
- PËRKUFIZIME
- Dhurimi / Dhurata (donacioni) – akt i ndërgjegjshëm për të dhuruar të mira ekonomike të shprehura në para, e në rastin konkret, subjektit politik Lëvizja VETËVENDOSJE. Në dokumentacionin ligjor dhe dokumente të tjera relevante në Republikën e Kosovës, dhurimi/dhurata mund të gjendet edhe me termin “donacion”.
- Dhuruesi (donatori) – Personi fizik apo jurik i cili brenda kornizave të përcaktuara me ligjin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës sidhe këtë marrëveshje, jep dhuratë (të mira ekonomike të shprehura në para) në dobi të pranuesit të dhuratës, përmes formave të përcaktuara nga pranuesi i dhuratës, e që në këtë rast është Lëvizja VETËVENDOSJE.
- Pranuesi i dhuratës (donacionit) – Personi fizik apo jurik i cili brenda kornizave të përcaktuara me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe këtë marrëveshje, merr të mira ekonomike të shprehura në para, e që në këtë rast është Lëvizja VETËVENDOSJE.
- Transferi bankar – Procesi i kompletuar i kalimit të mjeteve financiare nga llogaria bankare e dhuruesit në llogarinë bankare të pranuesit të dhuratës (donacionit). Ky proces përfshin dhe konsideron si të kryera me sukses të gjitha hapat e nevojshëm financiarë që bëjnë të mundur lejimin dhe pranimin e mjeteve financiare nga të dyja palët kontraktuese.
- Kartela bankare – Kartela bankare përmes së cilës dhuruesi kryen transferin bankar (kartelat ndërkombëtare të tipit Master Card apo Visa, sidhe kartelat bankare të lëshuara nga Procredit Bank Kosova të tipit Master Card, Maestro Card, Visa, përfshirë edhe ndonjë kartelë tjetër e dakorduar me Procredit Bank Kosova).
- Abonimi mujor – Seria e përmuajshme e transaksioneve bankare automatike nga i njejti person fizik apo juridik, i cili i plotëson kushtet ligjore dhe me këtë marrëveshje, dhe i cili ka zgjedhur një veprim të tillë gjatë plotësimit të tabelës me informatat personale.
- Mbajtës i kartelës bankare – Personi fizik apo juridik i cili figuron në të dhënat e kartelës bankare përmes së cilës kryhet transferi bankar. Keto të dhëna jepen në tabelën e informatave të kartelës bankare në faqen zyrtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE ne internet (www.vetevendosje.org).
- Tabela e informatave personale – Tabela elektronike e shfaqur në faqen zyrtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE në internet (www.vetevendosje.org), ku kërkohen informatat e nevojshme të përgjithshme dhe ato personale të dhuruesit.
- Tabela e informatave të kartelës bankare – Tabela elektronike e shfaqur në faqen zyrtare të Lëvizjes VETËVENDOSJE në internet (www.vetevendosje.org), ku kërkohen informatat e nevojshme të kartelës bankare përmes së cilës do të kryhet transferimi bankar. (E rëndësishme: Informatat e dhëna në këtë tabelë, për shkaqe të sigurisë, nuk ruhen nga pranuesi i dhuratës (Lëvizja VETËVENDOSJE), por kalojnë automatikisht te banka komerciale e pranuesit të dhuratës dhe janë të mbrojtura me çertifikatat e njohura ndërkombetarisht të sigurisë për transfere online).
- KUSHTET E PËRGJITHSHME
- Kushtet e përfshira në këtë marrëdhënie financiaro-juridike janë të zbatueshme për transferet bankare të cilat i bëni në dobi të Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe përmes formave zyrtare të përcaktuara nga subjekti politik Lëvizja VETËVENDOSJE e të sqaruara me këtë dokument.
- Me rastin e konfirmimit të leximit dhe pranimit të këtij teksti ju keni deklaruar se:
- Transferin bankar e keni bërë në bazë të vullnetit Tuaj të lirë dhe se për çdo çështje që kërkon zgjidhje do t’i nënshtrohet dispozitave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës dhe kësaj marrëveshje;
- Jeni në moshë madhore (18+ vjet) dhe se prezumohet se keni zotësinë e plotë të veprimit;
- Jeni shtetas i Republikës së Kosovës dhe për këtë, në rast se kërkohet, jeni të aftë të dëshmoni me dokument valid shtetësinë Tuaj;
- Dhurimi është kryer nga Ju dhe të dhënat e deklaruara në faqen zyrtare ne internet të vënë në dispozicion nga Lëvizja VETËVENDOSJE! (tabela e informatave personale) e që plotësohen nga Ju, janë në përputhje të plotë me mbajtësin e kartelës bankare (tabela e informatave të kartelës bankare) dhe dhurimi është bërë me vetëdije dhe ndërgjegje të plotë në dobi të subjektit politik Lëvizja VETËVENDOSJE!;
- Të dhënat e prezantuara janë në përgjegjësinë Tuaj dhe se çdo prezantim i rrejshëm është nën përgjegjësinë Tuaj personale civile dhe penale;
- KUSHTET E VEÇANTA
- Të drejtat e dhuruesit:
- Dhuruesi ka të drejtë që në afat prej pesë (5) ditësh prej momentit të ekzekutimit të transferit bankar, të kërkojë zyrtarisht nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE kthimin e mjeteve financiare, në rast se transferi bankar është bërë si pasojë e ndonjë gabimi teknik të pavullnetshëm. Kërkesa zyrtare duhet të bëhet fizikisht pranë zyrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE ose përmes emailit zyrtar [email protected] Në këtë rast, dhuruesi, me kërkesë të Lëvizjes VETËVENDOSJE, përmes rrugëve zyrtare, duhet të vëjë në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm, për të bërë të mundur kthimin e mjeteve. Lëvizja VETËVENDOSJE do të bëjë të mundur kthimin e mjeteve financiare brenda një afati prej shtatë (7) ditësh pune prej momentit të pranimit të informatave të nevojshme për transferimin e mjeteve, ndërsa të gjitha shpenzimet administrative bankare që rrjedhin si pasojë e kthimit të mjeteve, do t’i bartë dhuruesi, në masën që kërkohet nga institucionet bankare të përfshira në transferimin e mjeteve të kthyera financiare. Lëvizja VETËVENDOSJE do të angazhohet maksimalisht që të përdorë format më ekonomike të mundshme në mënyrë që dhuruesi të ketë kosto sa më të vogël financiare me rastin e pranimit të mjeteve të kthyera.
- Dhuruesi, brenda shtatë (7) ditësh, do të pajiset me dëshminë zyrtare për transferin bankar. Dëshmia do t’i përcillet dhuruesit përmes emailit të dhënë me rastin e regjitrimit si dhurues në faqen zyrtare për donacione online. Në rast se të dhënat elektronike postare nuk janë valide, atëherë për këtë përgjegjësia mbetet te dhuruesi.
- Dhuruesi mund të kërkojë në çdo kohë të pajiset me dëshmi financiare zyrtare nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE për transferin bankar ose serinë e transfereve bankare (në rastin e abonimit mujor) të bëra prej tij/saj. Kërkesa zyrtare duhet të bëhet fizikisht pranë zyrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE ose përmes emailit zyrtar [email protected] Në rast të dy apo më shumë kërkesave për të njejtin transaksion, dhuruesi duhet të ketë nevoja të bazuara, të cilat në rast se nuk konsiderohen si të tilla nga ana e Levizjes VETËVENDOSJE, mund të refuzohen.
- Dhuruesi i mjeteve ka të drejtë të kërkojë që në të ardhmen të mos përdoren informatat e tij/saj me qëllim të fushatave promovuese për ngritje fondesh nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE, në rast se një gjë e tillë konsiderohet si shqetësim nga ana e dhuruesit. Kërkesa për një gjë të tillë duhet të bëhet zyrtarisht përmes formave zyrtare të komunikimit të vëna në dispozicion nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE.
- Obligimet e dhuruesit:
- Dhuruesi është i vetëdijshëm që po ndihmon financiarisht Lëvizjen VETËVENDOSJE, dhe nuk do të pretendojë në asnjë formë ndonjë favor personal në të ardhmen as në të mira materiale e as në ndonjë formë tjetër favorizimi, e cila lidhet me fushëveprimtarinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE.
- Dhuruesi është i njoftuar me legjislacionin në fuqi sa i përket veprimit financiar të lidhur me këtë transaksion dhe do t’i përmbahet të gjitha kufizimeve ligjore të përcaktuara me ligjet në fuqi në Republikë e Kosovës. (Për informim dokumentit i bashkëlidhet vegëza e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës: LIGJI NR. 03/L-174 PЁR FINANCIMIN E SUBJEKTEVE POLITIKE https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2705 dhe ligjet relevante mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit NR. 03/L-174)
- Kartela bankare e dhuruesit e cila do të përdoret për këtë transfer bankar është ligjërisht pronë e tij/saj dhe për këtë mund të ofrojë dëshmi të mjaftueshme si dhe të mbajë përgjegjësi ligjore para organeve përkatëse në rast se një gjë e tillë kontestohet në forma zyrtare dhe të dëshmuara ligjore nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE, bankave të përfshira në transfer bankar ose nga ndonjë palë të tretë pretenduese.
- Të drejtat e Lëvizjes VETËVENDOSJE:
- Lëvizja VETËVENDOSJE ka të drejtë të përdorë të dhënat personale të dhuruesit për nevoja të brendshme informative dhe statistikore si dhe për fushata promovuese në të ardhmen që lidhen me ngritjen e fondeve të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Të dhëna personale nënkuptohen vetëm informatat e komunikimit (emri, mbiemri, numri i telefonit dhe email adresa). Po ashtu Lëvizja VETËVENDOSJE do t’i shfrytëzojë të dhënat personale të nevojshme dhe të kërkuara ligjërisht për nevoja të raportimit financiar dhe respektimin e kërkesave zyrtare që vijnë nga institucionet zyrtare në mënyrën siç është paraparë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.
- Lëvizja VETËVENDOSJE ka të drejtë të refuzojë transfer bankar nga ana e dhuruesit duke u bazuar në rregulloret dhe gjykimet e brendshme në lidhje me transferin apo dhuruesin. Në një rast të tillë Lëvizja VETËVENDOSJE do të njoftojë dhuruesin për vendimin dhe kthimin e mjeteve në bazë të procedurave të rregulluara me këtë marrëveshje dhe ligjet e tjera relevante, ndërsa shpenzimet administrative bankare për kthimin e mjeteve do ti bartë Lëvizja VETËVENDOSJE në masën që kërkohet nga autoritetet bankare që bëjnë të mundur kthimin e mjeteve. Nëse edhe pas kthimit të mjeteve dhe njoftimit zyrtar të dhuruesit për mosdisponimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE për të pranuar mjete financiare nga peroni në fjalë, kryhet përsëri transfer bankar nga i njejti, atëherë shpenzimet administrative bankare për kthimin e mjeteve, obligohet ti bartë dhuruesi.
- Lëvizja VETËVENDOSJE ka të drejtë të përdorë mjetet e dhuruara nga ana e dhuruesit sipas nevojave të veta financiare të përcaktuara me procedurat dhe rregulloret e brendshme te saj sidhe legjislacionin përkatës në fuqi në Republikën e Kosovës.
- Obligimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE:
- Lëvizja VETËVENDOSJE obligohet që informatat e dhëna nga ana e dhuruesit do ti përdorë vetëm për nevoja të veta brendshme dhe ato të jashtme të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe nuk do të abuzojë me informatat personale në asnjë formë dhe asnjë rrethanë.
- Levizja VETËVENDOSJE obligohet që në rast se kërkohet, dhuruesin ta mbajë të informuar rreth transferit bankar, duke perfshirë periudhën prej inicimit të transferit deri në pranimin me sukses të mjeteve financiare të transferuara nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSE.
- Lëvizja VETËVENDOSJE i merr përsipër të gjitha shpenzimet administrative bankare që lidhen me secilin transfer bankar të ligjshëm dhe në përputhje me kushtet e këtij dokumenti, duke përjashtuar shpenzimet që lindin nga ana e bankës së dhuruesit dhe dokumentave në pronësi të dhuruesit dhe bankës së tij të lidhura me këtë transfer bankar.
- Të drejtat e dhuruesit:
![]() |
---|
NGA MËRGATA |
|
Emri i llogarisë: | LEVIZJA VETEVENDOSJE |
IBAN: | XK05.1300 0015 0001 7691 |
Adresa: | Rr. Behije Dashi nr. 31, RKS-10060 Prishtinë, Republika e Kosovës |
Banka: | Banka për Biznes Sh. A. - BpB |
Adresa e bankës: | Rr. Ukshin Hoti nr. 128, RKS-10030 Prishtinë, Republika e Kosovës |
SWIFT CODE: | BPBXXKPR |
Përshkrimi: | Dhuratë (shkruani emrin dhe numrin personal ose numrin fiskal) |
* Dhuruesi duhet të jetë shtetas i Republikës së Kosovës! * Mos dhuroni më shumë se 2,000 € brenda këtij viti (individ) |
|
NGA KOSOVA |
|
Emri i llogarisë: | LEVIZJA VETEVENDOSJE |
Adresa: | Rr. Behije Dashi, RKS-10060 Prishtinë, Republika e Kosovës |
Llogaria: | 1300 0015 0001 7691 |
Emri i bankës: | Banka per Biznes Sh.A |
Përshkrimi: | Dhuratë (shkruani edhe nr personal ose numrin fiskal) |
* Dhuruesi duhet të jetë shtetas i ose biznes i regjistruar në Republikën e Kosovës (numër personal ose NRF) * Mos dhuroni më shumë se 2,000 € brenda këtij viti (individ) ose 10,000 € brenda këtij viti (biznes) |
![]() ![]() |
Nga aplikacioni PaySera në telefonin tuaj skano këtë QR-kod, shkuaj shumën dhe konfirmo!
Ose, nëse këtë faqe e keni hapur nga telefoni mobil, klikoni te butoni
|
Lëvizja VETËVENDOSJE është e strukturuar anëkënd Kosovës, dhe brenda strukturave të saj angazhohen vullnetarisht me qindra e mijëra aktivistë. Për të bërë të mundur funksionimin e organizatës dhe qindra aktivitete të organizuara, ju mund të ndihmoni edhe me mallra dhe shërbime të ndyshme.
Në rast se jeni të gatshëm të ndihmoni, ju lutem selektoni mallrat dhe shërbimet të cilat ju i dispononi për dhurim. Plotësoni të dhënat personale që kërkohen, dhe personat përkatës nga Lëvizja VETËVENDOSJE to t’ju kontaktojnë për të proceduar më tutje.